Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotografitë e tre personave, që akuzohen se për një periudhë 2-vjeçare abuzonin seksualisht me fëmijë të mitur. Bëhet fjalë për një shtetas grek, të datëlindjes 1935, 83-vjeçari grek Dimitrio Panitsidi
dhe dy shqiptarë të lindur respektivisht në 1994 dhe 1996, përkatësisht Altin Gega dhe Jorgo Bulicko. Veprimtaria e tyre kriminale është zhvilluar në Makrohori të Verias, në Greqinë e Veriut. Ata janë arrestuar dhe iu është komunikuar masa e paraburgimit. Njeri prej tyre ishte i dashuri i nënës së të miturve dhe sipas medias greke, ajo kishte dijeni për abuzimin seksual që u bëhej fëmijëve të saj. Identiteti i nënës nuk është bërë i ditur.
Ndërsa shtetasi grek e përfitonte shërbimin kundrejt pagesës. Policia e ka bërë publikimin me urdhër të prokurorisë dhe fotografitë e tyre do të mbahen deri në nëntor të këtij viti. Qëllimi i këtij veprimi është plotësimi i dosjes penale me dëshmi të tjera të mundshme.