Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, në qytezën e Gulianovës, në Itali. Shtetasit, Milvan Mina e Arjon Veliu, të dy 35 vjeç u kapën me 8 kg drogë në automjetin e tyre Audi.
Sipas mediave italiane, karabinierët ranë në gjurmët e dy shqiptarëve pasi ata u panë duke lëvizur me makinë, në një zonë të njohur për shpërndarjen e lëndës narkotike.
Në momentin e ndalimit, njëri prej shqiptarëve kishte një pako në dorë, ku policia gjeti rreth 600 gramë kokainë, dhe 2 dy celularë. Pas kontrollit të mëtejshëm nga policia italiane, në automjetin e tyre, u gjetën edhe 7kg heroinë, një pistoletë dhe 180 Euro.