INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 2 të huaj për falsifikim parash

Arrestohen 2 të huaj për falsifikim parash

Publikuar më: 09:46 09-12-2018

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Prishtinë me akuzën e falsifikimit të parave. Policia e Kosovës njoftoi se më 7 dhjetor, dy të huaj kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e dy zyrave të këmbimit valutor në Prishtinë, “duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan”. Dy të arrestuarve u janë konfiskuar 4910 euro, 2484 dollarë amerikanë dhe 440 lira turke.
“Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara. Ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939