INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 3 autorët e grabitjes së bankës në ish-Bllok, gjendet një pjesë e parave

Arrestohen 3 autorët e grabitjes së bankës në ish-Bllok, gjendet një pjesë e parave

Publikuar më: 19:03 31-08-2016

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të dyshuar si autorë të grabitjes së një banke të nivelit të dytë në ish-Bllok. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit: Roland Liti 37 vjeç, Alan Babameto 23 vjeç dhe Robert Kulla 35 vjeç

Policia ka mundur të sekuestrojë edhe një pjesë të shumës e parave të grabitura. Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj,  janë sekuestruar 2 automjete, një shumë prej 16.730 dollarë amerikanë, një shumë prej 10.480 euro, si dhe 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe një sasi fishekësh armë gjahu dhe sendë që shërbejnë për të hapur brava dyersh

Deklarata e Policisë:

Pas një pune intensive hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Sektori per Krimet e Renda Ndaj Jetes dhe Prones , Sektori per Operacionet Speciale Dhe Kerkimit, ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane ka zbuluar autorët e vjedhjes së Bankës BKT në Tiranë, ngjarje e datës 8 gusht 2016.

Sot, me dt 31.08.2016 informojmë publikun se pas nje pune operativo-proceduriale intesive njësitë e Policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”DEPERTIMI” dhe si rezultat, ne oren 17:30 të ditës së sotme, u ndaluan, autoret e dyshuar të kesaj ngjarje, shtetasit:

1- Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,,i denuar me pare per vjedhje,;       
2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar;        
3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje;

Gjate kontrollit te banesave te ketyre shtetasve u gjeten dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale

-nje automjet i markes benz tip ML me targe AA205KA 
-nje automjet i markes opeal tip corsa me targe AA178NC           
-nje shume prej 16.730 dollare amerikane           
-nje shume prej 10.480 euro      
-2,625.000 leke te vjetra shqiptare          
-karta sim dhe aparate celulare
-nje sasi fishekesh arme gjahu

Si dhe sende te tjera qe sherbejne per hapje dyersh brava celsa te ndryshem

Po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje

Në përfundim janë kryer veprimet proceduriale dhe materialet do t’i dergohen Prokurorise Rrethit Gjyqesor , Tirane, per vepren penale te ”vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit”, kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 136/2 te K.Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379