INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 3 persona për vjedhje të energjisë elektrike

Arrestohen 3 persona për vjedhje të energjisë elektrike

Publikuar më: 13:59 31-07-2017

Policia e Tiranës dhe Task Forca e OSHEE vazhdojnë me kontrollet për personat që vjedhin energjinë elektrike.
Vetëm në kontrollin e fundit 3 shtetas janë arrestuar për ndërhyrje të paligjshme në lidhjet e energjisë elektrike
Më konkretisht:

Janë arrestuar për lidhje të paligjshme të energjisë shtetasit :

• A. I., 65 vjeç, banues në fshatin Isufmuçaj Tiranë.

• Sh.D., 66 vjeç, banues në Tiranë.

• R.Gj., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim:

• M. N., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim e datës 20.04.2015, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.

Janë shpallur në kërkim për lidhje të paligjshme energjie elektrike shtetasit :

• H. L., vjeç 67, banues në Tiranë.

• R. R., vjeç 51, banues në Tiranë.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale "Vjedhje energjisë elektrike", parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Tiranë vazhdojnë bashkëpunimin me Task forcën e OSHEE-së për goditjen e paligjshmërisë në fushën e energjisë elektrike.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445