INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 3 persona për

Arrestohen 3 persona për "vrasje e mbetur në tentativë, mes tyre dhe nipi i ish-deputetit [FOTO]

Publikuar më: 13:43 28-10-2017

3 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, nën akuzën “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Policia njofton se midis të prangosurve është dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka, Samuel Ndoka.

Njoftimi është dhe nga Drejtori i Krimeve Josif Shtëmbari, i cili ka deklaruar se përgjatë 12 orëve të fundit janë arrestuar 3 persona me armë.

NJOFTIMI I PLOTË:
Përgjatë 12 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me armë, njëri prej tyre në kërkim për disa vepra penale, si dhe një tjetër për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.
Kontretisht u ndaluan shtetasit:
- Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë
- Paolo (Francesk) Marinaj, pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.
Të dy këta persona u arrestuan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
- Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.
Shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Ndokën, për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".
18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D.
Shtetasi Paolo (Francesk) Marinaj është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

38184a6ffbaeb076b5c58a2479325aca_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038168430328369