Një tjetër bandë droge është shkatrruar nga policia e Perugia të Italisë,mbrëmjen e së mërkurës.
Plot 36 persona kanë përfunduar në prangat e policisë, në një super operacion të zhvilluar nga skuadra lëvizëse e Perugias, e drejtuar nga Marco Chiacchiera.
Gjithçka mësohet se nisi pas zbulimit të një sasie kokaine të fshehur në një kuti këpucësh për fëmijë që vinte nga Amerika Latine.
Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve kishte një xhiro të madhe kokaine, aq sa janë sekuestruar kilogramë të tëra dhe miliona euro të cilat fshiheshin nën tokë.
Pas kësaj, autoritetet fqinje nisën hetimet që çuan në zbulimin e një rrjeti të strukturuar kriminal të shpërndarjes së kokainës.