INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 4 mësues turq në Moldavi. Ja me çfarë këmbehen

Arrestohen 4 mësues turq në Moldavi. Ja me çfarë këmbehen

Publikuar më: 16:23 07-09-2018

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International ka reaguar ashpër mbi arrestimin dhe dëbimin nga ana e Moldavisë të 7 mësuesve që punonin në kolegjet turke në vend.
Presidenti Erdogan ka goditur rëndë mbështetësit e pretenduar të Gulenit, duke arrestuar ose shkarkuar më shumë se 100.000 nëpunës publikë dhe duke u kërkuar qeverive të huaja të dorëzojnë ata pranë autoriteteve turke.
Media turke-sipas BBC, thotë se shërbimi informativ i Turqisë MIT ishte i përfshirë drejtpërdrejt. Mësuesit punonin në shkolla të lëvizjet Hizmet. BBC shkruan se në Facebook, shkolla tregon protesta nga kolegët dhe nxënësit e mësuesve.
Faqet e Facebook-ut të shkollës gjithashtu tregojnë një vajzë që demonstron një pllakatë në anglisht: "Ju lutem, lirojeni babain tim".
DW shkruan se ka dyshime që ky dorëzim i shtetasve turq po kryhet si rrjedhojë e premtimit nga ana e Ankarasë për të marrë përsipër restaurimin e pallatit presidencial në Moldavi. Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, i mohoi prerazi të gjithë këto akuza, duke i bërë thirrje shtypit që të mos spekulohet me vendimet për deportim që janë dhënë.
Pallati presidencial u dogj dhe u shkatërrua nga protestuesit kundër qeverisë në vitin 2009 dhe që prej atëherë vijon të jetë jofunksional.

Article Logic
Execution time: 0.0031681060791016