INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 4 persona që dhunonin kalimtarët dhe më pas i vidhnin, mes tyre dhe një vajzë [VIDEO]

Arrestohen 4 persona që dhunonin kalimtarët dhe më pas i vidhnin, mes tyre dhe një vajzë [VIDEO]

Publikuar më: 11:51 03-04-2017

4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës si dhe një vajzë është shpallur në kërkim.
Ky grup ishte kthyer ne tmerrin e kalimtarëve pasi i dhunonin dhe u merrnin sendet me vlerë.
Ky grup i kryente vjedhjet nëpërmjet një vajze e cila i ndalonte kalimtarët duke iu kërkuar telefonin për të bërë një telefonatë dhe më pas futeshin në lojë 4 çunat të cilët e rrihnin kalimtarin dhe më pas e vidhnin.

Ky grup kishte kryer 7 vjedhje të dokumentuara tashmë nga Policia, kryesisht mes zonës së Unazës së Re, Vorës dhe në Kamëz.

Pre e këtij grupi nuk ishin femrat, por kryesisht burrat. Nga 7 vjedhje që kishin kryer, 6 prej personave që janë grabitur dhe janë dhunuar kanë qenë meshkuj.

Sipas Policisë kjo skemë përdorej pasi burrat ishin më të gatshëm për t’ia dhënë telefonin vajzës me inicialet R.L.

Në momentin e arrestimit të rinjve u janë gjetur 7 telefona të markave të ndryshme, një varëse floriri, si dhe katër kuleta. Disa prej telefonave dhe sendeve me vlerë të arrestuarit i kishin groposur në një shtëpi të braktisur në Kamëz.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377