Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë kryer së paku 26 vjedhje banesash në rajonin e Toskanës. Hetuesit janë shprehur se kjo është shifra zyrtare për vjedhjet, për të cilat janë gjetur prova, por grabitjet e bandës së përbërë nga shqiptarë mund të jenë më shumë në numër.
Karabinierët e njësisë operative në Firenze vunë në pranga 4 shqiptarët, të moshave 31 deri 39 vjeç, të cilët konsiderohen anëtarë të një bande kriminale që vepronte në fushën e vjedhjeve dhe të apartamenteve, kryesisht të braktisura. Grabitësit, pasi thyenin dyer dhe dritare, hynin në banesa me një shpejtësi të rrufeshme. Gjithashtu, grupi përdorte edhe një magazinë dhe në të vendoste gjërat e vjedhura.
Të dyshuarit u arrestuan midis Pizës dhe Montecatini Terme (Pistoia) më 19 mars, ndërsa ata po planifikonin të iknin jashtë vendit.
Pas arrestimeve, karabinieria mundi që të sekuestrojë dhe të “kthejë” dy makina të vjedhura, rreth 3 mijë euro të gatshme, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, si ar e flori.