INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 4 sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad

Arrestohen 4 sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad

Publikuar më: 11:22 09-10-2018

Katër persona janë arrestuar për shkak të sulmit ndaj dy shqiptarëve që ndodhi në qytetin serb të Novi Sadit mes natës së shtunë dhe të diel. Lajmi është bërë i ditur nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç.
“Policia, pas një hetimi intensiv një disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale” tha Stefanoviç.
"Edhe pse hetimet e deritashme, përfshirë bisedat me të dyshuarit dhe njërin prej viktimave, tregojnë se indicenti nuk është nxitur në baza kombëtare, policia do t'i hetojë të gjitha akuzat në detaje dhe do të vijë deri tek e vërteta"-bëri të ditur ministri. Njëri nga të rinjtë që është rrahur dhe plagosur keq, është operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Sulmin e dënuan presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Qeveria e Vojvodinës, parti të opozitës dhe organizata joqeveritare.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783