5 persona, të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në doza të vogla janë vënë në pranga në Tiranë. Ata janë Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë, Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan, Migen Jani, 34 vjeç, banues në Elbasan, Shpetim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, gjithashtu i dënuar më parë.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar ” Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip "Golf 5", që këta shtetas lëviznin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë".
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete dhe 8 telefona celularë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkëpunim”.