INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 5 persona për grabitjen e parave të bankës, ministri Tahiri mbledh drejtuesit e Policisë

Arrestohen 5 persona për grabitjen e parave të bankës, ministri Tahiri mbledh drejtuesit e Policisë

Publikuar më: 19:30 09-02-2017

Policia e Tiranës ka nisur arrestimet në lidhje me grabitjen e parave në rrugën e Rinasit nga makinat e një banke. Janë pikërisht 5 punonjësit e policisë private që po transportonin paratë të cilët janë arrestuar.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbledhur shefat dhe drejtuesit e policisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pak orë pas grabitjes spektakolare në rrugën e Rinasit ku u morën 7 thasë me para nga makinat e blinduara.

Vetë drejtuesit e Policisë së Tiranës ishin në vendin e ngjarjes dhe ndoqën operacionin e policisë në terren. Edhe pse momentet e grabitjes u filmuan me kamera amatore nga qytetarët, deri tani nuk është identifikuar asnjë prej grabitësve dhe as nuk dihet vendndodhja e mundshme e tyre.

Ministri Tahiri ka mbërritur në Policinë e Tiranës ku i ka kërkuar informacione grupit hetimor mbi grabitjen dhe për masat e marra me qëllim kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941