Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia e Milanos pasi akuzohen për vrasje të dyfishtë.
Sipas mediave italiane shqiptarët e arrestuar kanë vararë për gjakmarrje kushërinjtë Alban dhe Agron Lleshaj në 10 Nëntor 2016.
Si ndodhi vrasja në 10 nëntor 2016
Të paktën 10 plumba janë gjuajtur ndaj dy kushërinjve Agron dhe Alban Lleshaj, në periferi të Milanos. Ajo që fillimisht u mendua si një aksident doli një ekzekutim i tipit mafioz. Dy vëllezërit ishin të paarmatosur ndërsa janë munduar që me automjetin e tyre “Volksëagen Polo” të largoheshin.
Por atentatorët i kanë ndjekur madje janë dhe “kujdesur” që dy kushërinjtë të vdisnin. Nga hetimet e para të policisë italiane bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës.
Banorët e zonës kanë thënë për mediat italiane se kur dëgjuan të shtënat i kishin menduar si fishekzjarrë.
Çdo do gjë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në orën 22: 54 të 10 nëntorit 2016, kur disa banorë të rrugës Ankona lajmëruan policinë për një automjet të përmbysur në rrugë me dy persona në bord.