INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 5 zyrtarë të PD, Basha, “Plan diabolik i një njeriu në panik për humbjen e pushtetit’

Arrestohen 5 zyrtarë të PD, Basha, “Plan diabolik i një njeriu në panik për humbjen e pushtetit’

Publikuar më: 11:49 14-06-2019

Pesë zyrtarë të Partisë Demokratike të degës së Librazhdit dhe të Përrenjasit u arrestuan këtë të premte nga Policia e Elbasanit për tentative e djeshme për t’i bllokuar rrugën Edi Ramës, ndërsa ishte duke shkuar në një takim elektoral në Librazhd. Mes të arrestuarëve janë kryetari i Degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi dhe kreu i PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi. Po ashtu, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë edhe për 16 militantë të tjerë të PD-së.

Këto veprime nga ana e policisë u quajtën nga kryetari i Partisë Demokraitke Lulzim Basha, reprezalje politike ndaj kundërshtarëve të kryeministrit. Duke akuzuar Ramën, Basha tha se këto veprime janë të një njeriu që po humbet pushtetin. “Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm. Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po I përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij. Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik: Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë”, tha Basha në një dalje të posaçme për mediat.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në reagimin për deklaratat e Bashës, e akuzoi këtë të fundit si përgjegjës. Lleshaj tha se askush nuk do tolerohet. “Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”, shkroi Lleshaj në Twitter.

Pasditen e së enjtes, kryeministri Edi Rama ishte në Librazhdë ku prezantoi kandidatin për bashkinë, Kastriot Gurra.

Article Logic
Execution time: 0.0029909610748291