Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi kanë qëlluar me armë gjahu në drejtim të policisë. Të arrestuarit janë babë e bir, Luan Shyti 47 vjeç dhe Halil Shyti, 21 vjeç, banues në Memaliaj. Në momentin që efektivët policorë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë ,ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A.H.
Babë e bir janë vënë në pranga pasi nga kontrolli i zhvilluar në vendin e ngjarjes, policia konstatoi dhe asgjësoi 1300 bimë narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu u konstatua dhe një kabëll me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje.