Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dhe dy shtetas të tjerë për grabitjen e Rinasit të cilët ishin shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Aleksandër Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.