Një nga fenomenet që shqetëson më së shumti pushuesit gjatë sezonit veror janë vjedhjet që behën në çadrat e plazhit.
Një rast i tillë është regjistruar në Shëngjin që u finalizua me arrestimin e dy 14 vjecarëve. Sipas informacioneve dyshohet se dy adoleshentet janë autorët për vjedhjet që janë shënuar këto dy javët e fundit.
Ata dyshohen se më 21 qershor i kanë vjedhur një varëse floriri një gruaje banuese në Lezhë ndërsa më 26 qershor i kanë vjedhur një pushueseje tjetër nga Kosova 2 telefona celularë dhe 100 euro. Njërit prej të miturve iu gjet një pistoletë sportive e markës Ekol me një karikator me nëntë fishekë, pistoletë që përdoret për të shkaktuar zhurmë