Forca të armatosura të Policisë kanë arrestuar dy persona, pas sulmeve terroriste në Bruksel. Ata u zbuluan fal pamjeve të momentit kur një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në aeroportit e Brukselit.
Policia ka arrestuar dy burra, të cilët janë fotografuar dhe janë kapur nga kamerat e aeroportit, duke përfshirë edhe momentin se si i njëri nga sulmuesit shpërtheu rripin e tij vetëvrasës, raporton MailOnline.
Çdo hapësirë në aeroportin e qytetit është e mbuluar nga katër kamera CCTV , duke përfshirë sallën e mbërritjeve, ku të paktën 13 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën rëndë. Rrjeti mbikëqyrjes i stacionit Maelbeek është gjithashtu duke u përdorur për të shënuar momentin kur 15 persona janë vrarë dhe 55 janë gjymtuar, 79 minuta më vonë.