Dy inspektorë të hetimit Tatimor janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për korrupsion, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Bëhet me dije se të arrestuar janë 29-vjeçari Gentian Elezi, dhe 37-vjeçari Artan Kroj, të dy banues në Tiranë. Ndërsa shtetasi me iniciale P.H. është shpallur në kërkim.
Pas një hetimi provokativ 3 mujor nga policia, inspektorët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Sipas policisë këta inspektorë në bashkëpunim me njëri tjetrin, kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre. Vlera monetare që ju merrnin bizneseve shkonte deri në 200 000 lek për çdo rast.