INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen dy persona për medikamente kontrabandë [FOTO]

Arrestohen dy persona për medikamente kontrabandë [FOTO]

Publikuar më: 12:27 20-09-2017

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për kontrabandë medikamentesh farmaceutike.
Sipas policisë në total janë sekuestruar rreth 90 medikamente të ndryshme.
Policia sqaron se personat e arrestuar Enval Xhoxhi, 31 vjeç, Kozeta Ylli, 47 vjeçe, të dy banuese në Tiranë ushtronin tregtimin e mallrave kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.

 


Njoftimi i plotë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Pangea X".

Operacion nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arrestohen 2 shtetas për kontrabandë medikamentesh farmaceutike.

Sekuestrohen në total 90 medikamente të ndryshme farmaceutike kontrabandë.

Në zbatim të Planit të masave “Pangea X”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale për produktet farmaceutike të falsifikuara”, në kuadër të operacionit policor "Pangea X", sektori për Krimin Ekonomik dhe financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Enval Xhoxhi, 31 vjeç, banues në Tiranë.

- Kozeta Ylli, 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u krye pasi, këta shtetas ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 90 medikamente farmaceutike kontrabandë :

- 42 medikamente farmaceutike të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasi Enval Xhoxhi.

- 48 medikamente farmaceutike kontrabandë të gjetura në farmacinë që menaxhonte shtetasia Kozeta Ylli.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande", "Fshehje të ardhurave dhe Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

WhatsApp_Image_2017-09-20_at_12.44.37_1.jpeg

WhatsApp_Image_2017-09-20_at_12.44.40.jpeg

WhatsApp_Image_2017-09-20_at_12.44.39.jpeg

WhatsApp_Image_2017-09-20_at_12.44.38.jpegWhatsApp_Image_2017-09-20_at_12.44.37.jpeg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917