Dy persona janë vënë në pranga nga Policia kufitare e Durrësit, pasi janë kapur me 5.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Arrestimi në flagrancë i shtetasve, Bledar Çapani, 46 vjeç dhe Lorand Dhëmbi 49 vjeç, u bë pas kontrollit në automjetin e tyre, tip Benz me targa AA 517 DD, ku drejtues ishte Lorand Dhëmbi.