Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi janë kapur me lëndë narkotike të llojeve të ndryshme. Policia bën me dije se shtetasit Mariglen A, 32 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën akuzë, si dhe Françesko Q, 33 vjeç, banues në Tiranë janë ndaluar pranë Inxhinierisë së Ndërtimit ndërsa ishin duke lëvizur me një automjet të tipit “Renault”. Ata janë konstatuar në rrugën “Sulejman Delvina”, ku gjatë kontrollit fizik u është gjetur droga. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mariglen A, janë gjetur lëndë narkotike të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total: 13 gramë lëndë narkotike e llojit Heroinë, 12 gramë Cannabis Sattiva, 0,6 gramë Kokainë, si dhe 13 kokra Metadon.
Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë gjykatës s ë shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.