Uniformat blu kanë arrestuar dy shpërndarës droge në qytetin e Sarandës.
Në prangat e policisë kanë rënë Fabion.G., 18 vjeç dhe Klaus.H., 19 vjeç, të dy banues në Fier. Ata u kapën në flagrancë me një sasi prej 0.25 gramë kokainë dhe 24 gram kanabis.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3.555 €, 54 mijë lekë të reja, një automjet dhe dy aparate celular. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ''Prodhim,shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.