Dy shtetas shqiptarë janë kapur me 41,5 kg kanabis të fshehur në automjetin e tyre.
Policia greke e konstatoi këtë sasi pas një kontrolli në afërsi të Kozanit. Droga e sekuestruar nga policia ishte e ambalazhuar në 36 pako dhe ndodhej në portbagazhin e makinës. Dy të arrestuarit, 53 dhe 38 vjeç, do të dalin para prokurorisë së Kosturit, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin dhe marrësit në dorëzim.