INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen dy të rinjtë që nuk iu bindën urdhrit të policisë, tentonin të fshihnin Bedri Hakën

Arrestohen dy të rinjtë që nuk iu bindën urdhrit të policisë, tentonin të fshihnin Bedri Hakën

Publikuar më: 10:45 19-06-2016

Policia e Krujës, ka arrestuar dy të rinjtë të cilët nuk iu bindën urdhrit të Forcave Operacionale. Të arrestuarit Xhemal dhe Skerdi Prushi, përkatësisht nga 22 dhe 19 vjeç,  kishin në automjetin tyre, shtetasin Bedri Haka, i cili është arrestuar për vrasjen e biznesmenit Leonard Murataj. Arrestimi i tyre u bë pasi në Larushkë, Krujë duke udhëtuar me mjetin tip Golf me targa AA 430 IG, me drejtues shtetasin Xhemali Prushi, dhe pasagjerë Bedri Haka dhe Skerdi Prushi nuk u kanë qëndruar Forcave Operacionale Lëvizese.  Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale” Përkrahja e autorit të krimit” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar në nenet 302 dhe 242 të Kodit Penal.

Ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë për Hakan masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605