INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen dy vëllezërit që drejtonin trafikun e drogës në Blegjikë [FOTO]

Arrestohen dy vëllezërit që drejtonin trafikun e drogës në Blegjikë [FOTO]

Publikuar më: 14:31 14-05-2016

Dhimitër dhe Xhevahir Poti janë dy vëllezërit  që drejtonin trafikun e drogës në Belgjikë të cilët janë arrestuar të enjten në këtë shtet.

Ata janë pjesë e organizatës ndërkombëtare që drejtohej nga “Baroni i Ballkanit”. Report TV ka publikuar fotot e tyre. Personi me flokë të gjatë është Dhimitër Poti, ai që kishte rolin kryesor në këtë shtet, që merrej kryesisht me trafikun e kokainës.

Dy vëllezërit Poti janë nën hetim dhe nga policia e Prokuroria Shqiptare prej 2015 ku në nëntor drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.

4 transferta të dyshimta drejt Greqisë në afro 1 milion euro habitën policinë greke e cila kërkoi informacion për firmën, administratorin e saj dhe gjendjen gjyqësorë.

Në belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg kanabis dhe afro 20 mijë euro. Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimin e Dhimitër Potit, grupi i tyre kishte krijuar kompani fiktive transporti me qendër në bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488