INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen mashtruesit e kredive

Arrestohen mashtruesit e kredive

Publikuar më: 08:25 23-06-2017

Mashtrues si në filma. Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona dhe shpalli në kërkim një tjetër për falsifikim dokumentesh për të përfituar kredi. Operacioni “Kredia” u zhvillua pas dokumentimit me prova ligjore se që të 8 personat, në kohë të ndryshme dhe duke përdorur dokumentacion të falsifikuar prej vetë atyre, kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një shoqërie financiare që ofron kredi. Gjatë operacionit u sekuestruan dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë” dhe 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara. Ndaj personave që dyshohen si autorë të kësaj skeme mashtrimi është bërë kallëzimi në prokurori për “falsifikim i dokumentave, i vulave, stampave dhe formularëve" dhe "mashtrim me kredi" i kryer në bashkëpunim.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333