Tre persona në zonën e Kamzës, në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndalonin drejtuesit e automjeteve duke u paraqitur si punonjës policie (civil). Fillimisht u kërkonin të bënin kontroll të makinave dhe më pas i kërcënonin me fjalë drejtuesit me qëllim që ata t’u jepnin lekët që kishin me vete. Dy drejtues mjeteshjanë paraqitur në Komisariatin Nr 5,Kamëz që kanë bërë kallëzim se janë ndaluar në rrugë nga tre persona të cilët pretendonin se ishin punojës police dhe më pas tëntonin t’i grabisnin.
Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të policise Nr.5, falë një pune intensive dhe operative, për pak orë është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe i personave që kishin kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
Kështu janë arrestuar Halil Topalli, 22 vjeç, banues në fshatin Tapizë të rrethit Kruje, i dënuar më pare për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” dheShaban Topalli, 33 vjeç, banues në fshatin Tapizë , Krujë.
Ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person identitetit i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore. Ky i fundit prezantohej si komandanti i policisë.
Në cilësinë e provës material është sekuestruar makina tip “Ford” me targa AA 551 LI dhe sende të tjera me vlerë, të grabitura nga autorët.
Nga ana e uniformave blu vijon puna për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje.