“Bagazhi i fundit”, është operacioni policor i orëve të para të mëngjesit në Rinas, ku janë arrestuar dy punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur një shumë parash rreth 4550 euro nga valixhja e një pasagjeri.
Së bashku me ta janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë, ndërsa policia ka arritur të zbardhë edhe katër vjedhje të tjera nga grupi në fjalë.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i 22 vjecarit me inicialet D. M banues në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.
Si dhe janë proceduar penalisht edhe 27 vjecari me inicialet A. E, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.
Ndërkohë sipas policisë në data të ndryshme ata u kanë vjedhur pasagjerëve jo vetëm para, por edhe bizhuteri.