Policia gjermane ka arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm. Thuhet se ata kanë ndihmuar një militant të dyshuar islamik, i cili po përgatiste një sulm me bombë për ta hedhur tek policia apo ushtria gjermane.
Sipas Reuters, sot janë lëshuar fletëarreste për dy burra dhe një grua të cilët ishin ndihmës në një akt të rëndë terrorist kundër shtetit.
Të arrestuarit ishin një afgan, gjerman dhe turk, dy 27 vjeçar dhe një 25 vjeçar, por nuk specifikohet se nga cili nacionalitet është gruaja e arrestuar.