Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë nën akuzën e vjedhjes së banesave.
Të arrestuarit janë Alban Rruçaj, 21vjeç, Bernard Lika, 28 vjeç dhe Erion Rruçaj 25 vjeç.
Mediat italiane kanë deklaruar se pronari kishte vendosur kamera sigurie në shtëpi të cilat kishin filmuar gjithçka.
Më pas qytetarët e zonës Precotto kishin hapur një grup në ëhatsApp ku kishin postuar videon, ndërsa pjesëmarrës ishte dhe policia.
Të rinjtë shqiptarë qëndronin në një hotel, dhe dhomën dhomën e kishin kthyer në një dyqan shitjes mallrave të vjedhura.
Në dhomat e tyre policia ka sekuestruar si prova materiale 500 euro, 6 mijë dollarë amerikanë dhe kanadezë, disa parfume të paketuara, 15 orë, 30 unaza, 10 telefona celularë dhe disa sende të tjera.