Emri i legjendës së hip hop-it, Tupac, vazhdon të bëjë ende jehonë.
Shpeshherë është vënë në dyshim vdekja e tij dhe ka ende nga ata që dyshojnë se mund të ketë vdekur. Diçka e tillë është menduar edhe pas rastit të ndodhur së fundmi ku një djalë e ka prezantuar veten me emrin dhe mbiemrin e reperit, madje ka përdorur edhe ditëlindjen e tij. Djali në fjalë është arrestuar muajin e kaluar në Los Angeles për disa sulme të bëra madje shpesh kishte probleme me ligjin. Clarence Campbell, është emri i tij i vërtetë, i cili kur është ndaluar nga policia ka dhënë emrin, mbiemrin dhe ditëlindjen e Tupac.
Ky ishte rasti i radhës kur të gjithë fansat e 2Pac shpresuan se ai është gjallë.