Një 20 vjeçar nga Kruja ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se përndiqte një adoleshente.
I akuzuari është Sokol Kurti i cili përndiqte nëpërmjet telefonit një shtetase me inicialet A.Q, 18 vjeçe.
Përveç këtyre mbi të riun rëndon dhe akuza plagosje të lehtë me dashje, pasi Kurti është përballur dhe me të atin e adoleshentes të cilin e ka goditur me grusht.