Policia e Beratit ka arrestuar një 22-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një person.
Në pranga është vënë Leonid Hoxha, i cili pas një konflikit goditi shtetasin D.D e ka qëlluar me thikë të riun.
"Leonid Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë), në lagjen “Uznovë”, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës shtetasin D.D, 24 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit", Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.