INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë

Arrestohet 22-vjeçarja që dhunoi infermieren e pediatrisë

Publikuar më: 14:41 23-09-2017

Një shtetase 22 vjeçare është proceduar penalisht pasi dhunoi fizikisht mbrëmjen me djeshme një infermiere të Pediatrisë, Tiranë.

Sipas policisë shtetasja e arrestuar është me inicialet B.L 22 vjeç.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes 22 vjeçarja u përfshi në një konflikt i cili degradoi dhe në dhunë fizike pasi sipas asaj infermieria nuk ia mbante fëmijën në spital.

Njoftimi i policisë:

Godet me grusht infermieren e spitalit të pediatrisë, procedohet penalisht 22 vjeçaria.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e Policisë nr 4, proceduan panalisht shtetasen B.L., 22 vjeçe,banuese në Tiranë.

Procedimi penal ndaj kësaj shtetaseje filloi pasi, në urgjencën e Spitalit të Pedriatrisë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushta, infermieren e spitalit, shtetasen  G.P.,35 vjeçe banuese në Tiranë, me pretendimin se kjo e fundit nuk i mbante fëmijën në spital.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetases së lartëpërmemdur për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049