Policia italiane ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetsin shqiptar me iniciale A.S i cili shpërndante kokainë nëpër diskoteka. 27 vjeçari u arrestua në tualetin e një diskoteke dhe sipas policisë ai qëndronte në Itali pa leje qëndrimi dhe pa punë. Ai ka tentuar të largohet por nuk ka mundur pasi ka qenë i rrethuar nga policia. Mësohet se diskoteka ku u arrestua shqiptari është ndër më të frekuentuarat nga të rinjtë në qytezën Alba të Italisë. Pas arrestimit të riut i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 paketime me kokainë, kurse në portofol kishte 2.000 euro.
Sipas policisë qarkullonte me një automjet tip “Peugeot 206”, në të cilën po ashtu i’u sekuestruan 10 doza kokaine, 250 gramë kokainë e pastër e pandarë, 21 doza marijuanë, tre paketime me hashash dhe tre peshore elektronike