Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku një 28-vjeçar ka kanosur me thikë babin e tij, shtetasin me inicialet M.H, 54-vjeç.
Polica ka vendosur në pranga Arbër Haxhija dhe në cilësinë e provave materiale ka sekuestruar thikën me të cilën kanosi të atin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.