INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 31 vjeçari në Lushnje me 19 doza heroinë

Arrestohet 31 vjeçari në Lushnje me 19 doza heroinë

Publikuar më: 09:09 17-06-2016

Një 31-vjeçar banues në Lushnje është arrestuar për zotërimin e 19 dozave heroinë. Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Olsi Gjoka është banues në Lushnje, por ishte policia e Fierit ajo që e vuri në pranga.
Njoftimi i policisë:
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune të mirëorganizuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antidrogë të koduar “RED”, ku si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Olsi Gjoka, 31 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo” të  Lushnjes. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë”.
Olsi Gjoka akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541