Një person është arrestuar në flagrancë nga blutë e Krujës pasi është kapur me armë dhe drogë. Mësohet se në pranga është vënë Lorenc Xhaja, 32 vjeç, banues në Nikël, Krujë. Xhajës, gjatë kontrollit fizik, të ushtruar në Verjon, i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri pistoletë tip TT, një krehër me 6 fishekë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i’u gjetën dhe sekuestruan rreth 27 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, 1 automjet tip Benz me targa N 047098 dhe 1automjet tip Cherook me targa AA 038 LY. Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.