Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës.
Blutë e qytetit bëjnë me dije së në pranga është vënë Albano Cano nga Vlora.
Cano ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".
32-vjeçari është arrestuar gjatë një kontrolli të bërë nga policia me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale.