INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 32-vjeçari shqiptarë. Dyshohet se ekzekutoi avokatin e njohur grek

Arrestohet 32-vjeçari shqiptarë. Dyshohet se ekzekutoi avokatin e njohur grek

Publikuar më: 09:22 01-11-2017

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 32 vjeç, që dyshohet si një nga dy personat që ekzekutuan në Athinë avokatin e njohur Mihalis Zafiropoulos në 12 tetor. 32 vjeçari u arrestua në Patras, në një kamp romësh, ndërsa po përgatitjej për tu nisur në Shqipëri. Policia beson se kanë qenë tre të burgosur ata që kanë ndërmjetësuar me shqiptarin për vrasjen e avokatit. Ndalimi i 32-vjeçarit është bërë pasi janë gjetur shenjat e gishtave në zyrën e avokatit të vrarë. Sipas disa mediave, gjatë kontrollit në banesën e tij në Athinë, është gjetur dhe arma me të cilën u krye vrasja. Në fakt, ai ndodhej në kërkim pasi kishte dalë me leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer më.

avokati-grek.jpg

Ai vuante dënim për trafik droge dhe vjedhje. 32 vjeçari mendohet se është implikuar dhe në një incident tjetër, në muajin shtator, kur në zonën Kalithea kishte shtirë disa herë me armë, duke plagosur dy bashkatdhetarë të tij me moshë 17 dhe 27 vjeç. Policia dyshon se është ky personi që shtiu kundër avokatit, mbrëmjen e 12 tetorit. Policia gjithashtu ka dalë në përfundimin se vrasja e avokatit ndodhi ishte aksidentale dhe se dy personat e ndaluar kishin për detyrë vetëm ta frikësonin atë.Qëllimi i takimit ishte që t’i bëhej presion avokatit dhe ky të bindte një klientin e tij “VIP”, që të shlyente shumën e majme për një vrasje me pagesë përsipër në nëntor 2014, kishte në shënjestër një tjetër avokat me moshë 62 vjeç. Atentati u krye në Pendeli të Athinës, mirëpo avokati mbijetoi. Për këtë arsye porositësi nuk pranoi t’i paguante. Porositësi ishte Aristidis Floros, gjithashtu i burgosur, për një skandali prej miliona eurosh, që ka marrë emrin “skandali Energa”.Vrasësit ishin dërguar aty nga shtetas gjithashtu shqiptarë, që vuajnë dënime të rënda në burgun e Koridalosit në Athinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387