INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 39 vjeçari, peshkonte me eksploziv

Arrestohet 39 vjeçari, peshkonte me eksploziv

Publikuar më: 15:58 30-08-2016

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për peshkim të paligjshëm. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Arben Rakaj 39 vjeç, banues në Shënkollë.
Policia bën me dije se Rakaj është kapur në flagrancë në vendin e quajtur Gryka e Vainit, në Lezhë duke kryer gjueti peshkimi të paligjshme me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale në banesen e tij.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 30.08.2016 nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Arben Rakaj, 39 vjeç, banues në Shënkollë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë në vendin e quajtur Gryka e Vainit, në Lezhë duke kryer gjueti  peshkimi të paligjshme me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr-përcjellës të pa shpërthyer.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "Peshkimi i ndaluar" parashikuar nga nenet 282 dhe 204 të Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109