Mesa duket, punët nuk po ecin edhe aq mirë për 50 Cent. Sipas TMZ, reperi është arrestuar ditën e djeshme në ishullin St.Kitts. Arsyeja është sepse ai “theu”, ligjet e St.Kitts. Por a ishte në dijeni 50 për këtë ligj apo ky ishte një shpërthim tipik i tij? Ndoshta ai nuk e kishte imagjinuar se për një 'motherf*****" do të arrestohej. Reperi 40 vjeçar po përformonte para 40 000 fansave në një nga ishujt e Karaibeve, ku një nga këngët e tij, Dj nuk e kishte me versionin Excplicit (e pastër), dhe 50 as nuk e çoi nëpër mend të largonte mikrofonin kur përmendte fjalën 'motherf*****". Kaq i mjaftoi policisë për ta arrestuar atë. Kjo është një shkelje e lehtë, që mund ti kushtojë atij rreth 400 $, por 50 duhet të qëndrojë atje deri të hënën që të shkojë në gjykatë dhe të paguajë gjobën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me reperin DMX, në vitin 2003.