INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 54 vjeçari që dhunonte gruan dhe 2 vajzat në Mat

Arrestohet 54 vjeçari që dhunonte gruan dhe 2 vajzat në Mat

Publikuar më: 10:05 26-05-2016

Shoqëria shqiptare ka hasur në shumë raste kur dhuna e babait në familje është prezente. Edhe pse ndëshkimi ligjor për këtë vepër penale është ashpërsuar, serisht “burrat dhunues” nuk po ndryshojnë qëndrim. I tillë është rasti i një 54 vjeçari nga Mati, i cili në vazhdimësi ka dhunuar bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Por dhuna është denoncuar në organet e drejtësisë, ku bashkëshortja e tij kanë marrë urdhër mbrojtje. Por sërisht 54 vjeçari Lutfi Kurtaj nuk është ndalur as pas këtij vendimi. Mësohet se policia e Matit ka arrestuar një 54 vjeçar pasi ushtronte dhunë ndaj vajzave dhe bashkëshortes së tij, e cila ishte edhe me urdhër mbrotje.
Sipas policisë Lutfi Kurtaj, 54 vjeç, banues në Lagjen “Partizani”, Burrel në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj dy vajzave të tij, A.K, 27 vjeçe, M.K, 18 vjeçe dhe bashkëshortes F.K, 51 vjeçe, ndërkohë kur Gjykata e Shkallës së Parë Mat, kishte lëshuar “Urdhër Mbrojtje”, për bashkëshorten.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Mat për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Kundërshtim i vendimit të Gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221