Një burrë në Lushnjë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e cila ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje.
Informacion paraprak:
Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.