INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 64-vjeçari, kreu veprime të turpshme me të miturën

Arrestohet 64-vjeçari, kreu veprime të turpshme me të miturën

Publikuar më: 11:22 05-05-2017

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 64-vjeçar pasi kreu veprime të turpshme me një të mitur.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Xhevahir Lushnjari dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj të miturës, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, as rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa tashmë i moshuari ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë. Ai akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Xhevahir Lushnjari, 64 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662