INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet atentatori i “Komunës së Parisit”

Arrestohet atentatori i “Komunës së Parisit”

Publikuar më: 11:15 06-08-2017
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Poker". Zbardhet tentativa e vrasjes, e ndodhur te "Komuna e Parisit". Arrestohet ekzekutori i tentativës së vrasjes së shtetsit Mariglen ( Lorenc ) Hoxha dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Sekuestrohet një mjet dhe disa aparate celularë. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në sajë të një hetimi të mirëfilltë disa ditor, me metoda speciale të hetimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tentativës së vrasjes të ndodhur më datën 03.08.2017 në rrugën "Sulejman Delvina" te Komuna e Parisit, Tiranë. Falë këtyre veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur lokalizimi i personave të përfshirë në këtë ngjarje. Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zjvilluan operacionin policor të koduar "Poker", ku u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm, të cilët fshiheshin në qytetin e Vlorës dhe konkretisht : - Dejvis Rrustemaj,( në rolin e ekzekutorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë. - Klajdi Kodra, ( në rolin e bashkëpuntorit ), 27 vjeç, banues në Tiranë. - Igler Qose, ( në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë. - Ardit Xheferri, ( përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi: Më datë datë 03.08.2017, rreth orës 19:40, në rrugën "Sulejman Delvina", shtetasi Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip "BMW X5", së bashku me shtetasit Klajdi Kodra, dhe Igler Qose, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Benz", ku ka mbetur i plagosur në shpatull, shtetasi Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, jashtë rrezikut për jetën. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : - Mjeti tip "BMW X5". - 3 aparate celularë. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për shtetasit Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose për veprën penale " Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal dhe për shtetasin Ardit Xhaferri, për veprën penale " Përkrahje e autorit të krimit", parashikuar nga neni 302 i Kodit.
Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441