Dy ditë pas sulmeve me bombë në New York dhe New Jersey ku mbetën të plasogur 29 persona, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për 28 vjeçarin nga Afganistani, Ahmad Khan Rahami, arrestimi i të cilit u bë pas një shkëmbimi zjarri. FBI publikoi pak orë më parë disa foto të të riut, duke shtuar faktin se ai ishte i rrezikshëm. Rahami është arritur të zbulohet nga gjurmët e gishtave. Zyrtarët thonë se ai mund të jetë influencuar nga ndonjë grup ndërkombëtar terrorist ose për shkak të asaj që po ndodh në vendin e lindjes së tij.