INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet banda e hajdutëve shqiptarë, grabisnin në Greqi

Arrestohet banda e hajdutëve shqiptarë, grabisnin në Greqi

Publikuar më: 09:45 02-06-2016

3 shtetas Shqiptarë janë vënë në pranga me akuzën e vjedhjeve të banesave. Mësohet se policia e Sarandës në bashkëpunim me policinë Greke kanë zbuluar dhe arrestuar anëtarët e një bande që kryente vjedhje në qytetin bregdetar dhe shtetin fqinj, në Igumenicë. Arrëstimi i 3 shtetasve shqiptare, ku dy prej tyre janë nga Durrësi dhe një tjetër nga Saranda, është bërë i mundur pas një hetimi dy mujor. Mësohet se sendet dhe materialet e vjedhura në Greqi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kalonin në mënyrë ilegale nga kufiri dhe i shisnin në Shqipëri me një çmim shumë të ulët.
Në pranga kanë rënë Dritan Reçi, 38 vjeç, lindur në Burrel, banues në Durrës. Alfred Hoxha, 28 vjeç, lindur në Mate, banues në Durrës. Ilir Mama, 38 vjeç, lindur në Tepelenë, banues në Sarandë.
Ndërkohë policia ka arritur të bëjë dhe dokumentimin e disa vjedhjeve, konkretisht:
Më datë 29.05.2016, këta shtetas kanë vjedhur banesën e shtetasit E.T., në lagjen nr.1 Sarandë, ku dyshohet se kanë marrë 50.000 lekë, 1 aparat celular “Iphone” dhe 1 aparat fotografik.
Më datë 18.05.2016, kanë vjedhur banesën e shtetasit grek G.V., në fshatin Mavrudh-Igumenicë (Greqi), ku dyshohet se kanë marrë një shumë parash prej 18.000 Euro, disa aparatë celularë si dhe sende të tjera me vlerë.

Article Logic
Execution time: 0.0041320323944092